Futboll Sport

Shqiptarët s’harrojnë origjinën, klubi i themeluar nga emigrantët korr suksese

Zvicra është një nga shtetet që ka mirëpritur më shumë emigrantë shqiptarë. Shteti helvet ka pranuar në gjirin e tij shumë shqiptarë të Kosovës, por dhe nga Shqipëria. Me kalimin e viteve, po rritet brezi i tretë i emigrantëve të Zvicrës. Shqiptarët e këtij shteti shquhen kryesisht për futboll. Mjafton t’u hedhim një sy Kombëtares së Shqipërisë, Përfaqësueses së Kosovës, por pa harruar dhe kombëtaret e moshave të Zvicrës do të shohim një numër të madh futbollistësh me origjinë shqiptare.

Eduasportin.com këtë herë sjell një histori frymëzimi për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Në Zvicër ekziston një klub futbolli që quhet FC Albania-Zurich. Shqiptarët e Zvicrës janë mbledhur bashkë dhe kanë ndërtuar një klub që ka vetëm persona me origjinë shqiptare si anëtarë. Nga futbollistët, te stafi teknik, të gjithë lojtarët që janë pjesë e këtij klubi janë me origjinë shqiptare.

Historia – Klubi është i ri, pasi ende nuk ka mbushur një dekadë që nga themelimi. Duke u mbështetur në mundësitë reale dhe kapacitetin sportiv të diasporës shqiptare që jeton dhe punon në Kantonin e Zürich-ut, lindi edhe ideja për të themeluar një klub futbollistik profesional sipas ligjeve dhe standardeve zvicerane që në të ardhmen do të përfaqësonte rininë shqiptare në arenën e futbollit për të gjithë rrethin e Zürich-ut. Këshilli i nismëtarëve që u mor me themelimin e klubit futbollistik përbëhej nga: Kujtim Dauti, Jeton Lleshi, Sokol Dauti dhe Rini Dauti, ku më vonë me takimet e njëpasnjëshme këtij Këshilli ju bashkëngjitën edhe anëtarë të tjerë siç janë: Atmi Doko, Kastriot Dika dhe Përparim Dauti.

Stema e klubit FC Albania-Zurich

Pas një punë shumë të gjatë dhe të palodhshme nga ana e këtij këshilli për themelimin e klubit futbollistik FC Albania-Zürich, së pari u krijuan kushtet minimale për fillimin e kampionatit kantonal. Me sigurimin e fushës sportive, caktimin e trajnerëve, lojtarët e duhur, sponzorët e klubit dhe natyrisht veshmbathjet që në ato momente mungonin. Pas plotësimit të kushteve minimale, në qershor të vitit 2011 mori jetë FC Albania-Zürich. Me kalimin e kohës gjithçka u bë më e thjeshtë, pasi dhe sponsorët nisën të shtoheshin dhe lajmi se shqiptarët ishin bashkuar nën një emër dhe fanellë bëri që shumë të shfaqnin interes. Klubi garon në ligat rajonale të Zvicrës dhe ka pretendime për t’u ngjitur më shumë.

Ekipin e vizitoi pak kohë më parë dhe trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi. Ai shkoi dhe takoi lojtarët dhe stafin teknik duke qenë një vizitor mjaft interesant në klubin e shqiptarëve.

Related posts

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

(FOTO) Publikohet formacioni i sezonit të parë në Serie A, surprizon Icardi

Q.Autor

Skënderbeu nuk ndalet, talenti korçar transferohet në Spanjë

Q.Autor

Leave a Comment