Futboll La Liga Sport

Barcelona tremb Juven, ofron Rafinhan dhe para për Milinkovic-Savic

Barcelona futet me prepotencë mes Juventusit dhe Milinkovic-Savic, falë Rafinha-s. Nga Spanja vijnë lajme se “blaugranat” janë të gatshëm të fusin edhe brazilianin, që luajti sezonin e kaluar me Interin, në ofertën që do t’i bëjnë Lazios për futbollistin serb. Me siguri që lojtari u pëlqen shumë bardhekaltërve, që kishin ndër mend të ri investonin paratë e shitjes së Felipe Anderson në Premier League. Tani, propozimi i kampionëve të La Ligas, që veç parave për Milinkovic-Savic janë gati të fusin si kundërshpërblim teknik në tratativë dhe Rafinhan miklon klubin e Lotito-s.

Një surprizë e hidhur kjo për Juventusin, që gjejnë një konkurrent më shumë në garën për Milinkovic-Savic që, veç të tjerash, ka dhe një armë më tepër Rafinhan, që mund të bëjnë të bjerë barrikada laziale për futbollistin serb. Tani te Juventusi po mendojnë që të ofrojnë te Lazio si kundërshpërblim Marko Pjaca-n në mënyrë që ta ulin në rreth 100 milionë euro koston e kartonit të Milinkovic Savic, me futjen në skenë të Barcelonës me idenë “Rafinha”, që gjithsesi i komplikon dukshëm planet e bardhezinjve.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester United-Alkmaar. Rezultati 4-0

Delo.autor

PORTUGALI-GJERMANI/ Trajneri Santos: Nuk i kemi frikë, jemi pretendentë për fitimin e Europianit

Delo.autor

“AI DËSHIRON TË JETË PJESË E..”/ Babai i Neymarit zbulon të ardhmen e djalit të tij

Delo.autor

Leave a Comment