Futboll Sport

NDESHJA E PARË ME AJAX/ Talenti Antony shënon SUPER GOL në debutim (VIDEO)

Ajaxi e nisi me fitore kampionatin holandez.

Kampionët në fuqi të Holandës kanë hequr dorë këtë merkato nga dy lojtarët më të mirë, Hakim Ziyech dhe Donnu Van de Beek. Sidoqoftë, ata e nisën mbarë duke fituar 1-0 në transfertë kundër Sparta Rotterdam.

Golin e vetëm të takimit e shënoi talenti brazilian Antony, i cili erdhi nga Sao Paolo si zëvendësuesi i Ziyech, për vetëm 15 milionë euro.

Në minutën e 37-të, 20-vjeçari i talentuar lëshoi një predhë me të majtën nga jashtë zone, duke mposhtur portierin vendas dhe duke i dhënë tre pikë të besuarve të Ten Hag.

Related posts

Modric: Trajneri më vendosi në pozicionin që më pëlqen më shumë

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi i fundit Eriksen-Mourinho-Levy te klubi i Tottenham përpara lamtumirës (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA PARË ME KOMBETAREN/ Sylvinho: Humbje që dhemb por ne bëmë një ndeshje me zemër

F.autor

Leave a Comment