Futboll La Liga Sport

NGA ANSU FATI TEK “JASHTËTOKËSORI”/ Sa luks në sulmin e Barcelonës

Si gjithmonë, në fund të fundit, do të jetë topi që do të tregojë nëse projekti që ka nisur Barcelona është fitues apo humbës.

Këtë nuk mund ta parashikojmë dot, por për momentin mund të themi që trajneri Ronald Kuman ka në dispozicion një grup lojtarësh të një niveli të lartë për të qenë kompetitivë në të gjitha kompeticionet, ku më 26 shtator do të debutojë në La Liga kundër Vijarealit.

Në mënyrë specifike, sulmi është një nga repartet me shumë opsione dhe një arsenal që mund të rezultojë i rëndësishëm në objektivin për të ringritur Barcelonën. Gjithçka nis me Leo Mesin. Antuan Grizman, Osman Dembele, Filipe Kutinjo, Ansu Fati, Françisko Trinçao dhe Pedri Gonzalez janë futbollistët që do të sjellin freski dhe gola.

Nuk duhet të harrojmë faktin që Barcelona është në sulm edhe për dy lojtarë të rëndësishëm si Memfis Depaj dhe Lautaro Martinez. Të dy do të jepnin një kontribut të madh për formacionin katalanas dhe për trajnerin Kuman.

LOJTARËT NË SULM

LIONEL MESI

ANTUAN GRIZMAN

OSMAN DEMBELE

ANSU FATI

FILIPE KUTINJO

FRANÇISKO TRINÇAO

PEDRI GONZALEZ

LAUTARO MARTINEZ (?)

MEMFIS DEPAJ (?)

Related posts

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Portieri i i “Zonjës së Vjetër”: Ajaxi na dha një leksion të mirë…

Delo.autor

SUPERIORE/ Tirana tenton shkëputjen e radhës, ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 12…

Delo.autor

VENDIMI I CAS PËR SKËNDERBEUN/ Jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Delo.autor

Leave a Comment