Futboll Sport

ZBULON GJENDJEN AKTUALE TË IKONËS SË FUTBOLLIT/ Mjeku i Maradonës: Është stabilizuar, por…

Diego Armando Maradona duhet të vazhdojë terapinë e kurimit psikologji. Mjeku psikoanalist Diego Diaz shprehet se ikona e futbollit botëror po rikuperohet gradualisht në një klinikë private në Argjentinë pas operacionit në kokë, ku hoqi hematoëm subdurale, një sasi gjaku e grumbulluar mes trurit dhe kafkës.

Për “Assoçiated Press”, Diaz shton se ish-kampioni i botës në vitin 1986 ka nevojë të ketë mbështetjen e familjes pas problemeve të shumta shëndetësore që ka kaluar gjatë viteve të fundit.

“Diego Maradona, në këto kushte që ndodhet, është një njeri i zakonshëm me kufizimet, vështirësitë dhe avantazhet që ka çdokush në këtë botë. Ai ka nevojë për mjekë, terapi dhe mbështetjen bazë të familjes. Gjëja më e rëndësishme sot është se ai është stabilizuar dhe po kontrollohet në aspektin farmakologjik, ushqimor dhe pushimit”, deklaroi psikologu Diego Diaz.

Related posts

Marrin fund pritjet, Skënderbeu ndërpret me marrëveshje kontratën me mesfushorin Afrim Taku

Q.Autor

Federer i pandalshëm në Wimbledon, avancojnë edhe Zverev e Isner

Isa.Autor

SLLOVAKU RIKTHEHET NË OBJEKTIVIN E “DJAJTË E KUQ”/ Zbulohen shifrat “STRATOSFERIKE” për blerjen e yllit e Interit…

Delo.autor

Leave a Comment