Futboll Gossip Sport

NGA COVID-19 TEK OFERTA PËR PIRLON/ Gruaja e Leonardo-s zbulon gjithçka: Ka provuar më shumë se një herë…

Anna Billo ka dhënë një intervistë interesante për Sportweek.

Fytyra e re e Sky dhe gruaja e drejtorit sportiv të PSG-së, leonardo, ka folur për punën dhe jetën private.

Drejtuesja e re e ka nisur nga jeta private dhe ka pranuar:

“Coronavirus? E kam patur, por e kemi patur të gjithë në familje. E ka nisur Thomas, më i vogli, sapo kishte filluar karantina në Francë. Ka qenë keq për tri ditë”, ka thënë ajo.

“Pas dhjetë ditësh ka qenë radha ime dhe e Leo-s: kemi humbur ndjesinë e shijes dhe nuhatjes, më pas temperatura dhe vështirësi në frymëmarrje”.

“Dhe 25 ditë më pas kemi rezultuar përsëri pozitivë. Ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Më në fund, pas një muaji e gjysmë kanë ardhur tamponët negative”.

Më pas, Billo ka zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me merkaton dhe  trajnerin e ri të Juventus-it, Andrea Pirlo.

“Leo ka provuar më shumë se një herë ta marrë me vete, edhe te PSG”.

Related posts

“KUSH NUK DO TA DËSHIRONIN ATË NË EKIP”/ Kandidati për president: Neymar i ka dyert e hapura tek Barcelona, por duhet të…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid piketon lojtarin e Napolit, ofron Modric për…

Delo.autor

VIDEO/ Shokohet Liverpooli, shënohen tre gola të shpejtë në “Anfield”

Q.Autor

Leave a Comment