Futboll Seria A Sport

NGA PORTA TEK SULMI/ Ja si do të ishte formacioni ideal i Conte-s

Nga tani e deri në fundin e merkatos së futbollit do të dëgjojmë gjithçka të mundshme. Për këtë arsye Tuttosport ka provuar të imagjinojë si mund të ishte formacioni i ëndrrave i trajnerit të Inter-it, Antonio Conte.

Pak dyshime për sa i takon portës, ku do të jetë pa asnjë dyshim Samir Handanovic, një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Konfirmohet edhe mbrojtja me tre lojtarë. Në qendër gjejmë gjithmonë De V rij (Ranoçhia zëvendësuesi), me Bastoni-n (ose Kolarov) në të majtë dhe Kumbulla në të djathtë.

Ylli kuqezi, në fakt, mbetet objektivi numër një i zikaltërve për mbrojtjen. Risia do të ishte në stol, ku Conte do të linte të rilindurin Godin (nëse nuk shitet) dhe duhet të heqë dorë nga Skriniar, zhgënjyes në sezonin e kaluar, por që mund të pasurojë arkat e klubit.

Në mesfushë gjejmë Hakimi-n në krahun e djathtë, rezerva e  cilit duhet të jetë Candreva, ndërsa Moses nuk duhet të jetë më pjesë e skuadrës.

Në qendër Barella me Vidal mund të ndërrohen mes tyre, ndërsa Ndombele do të merrte vendin e Gagliardini-t. Megjithatë, goditja perfekte për Conte-n do të ishte N’Golo Kante, i cili do ta kishte të siguruar fanellën e titullarit.

Më pas, në të majtë, hapësirë për Emerson Palmieri-n, i cili do të kalonte në hierarkinë e Conte-s Young dhe Biraghi-n, të cilët do të mbeteshin në ekip.

Mbeten disa dyshime në lidhje me lojtarin që do të aktivizohej mbrapa dy sulmuesve. Në balotazh për këtë pozicion janë Eriksën dhe Sanchez.

Në sulm, Lukaku-Lautaro. Një dyshe që Conte do ta konfirmonte pa probleme, por zërat e merkatos në lidhje me Demin shqetësojnë akoma milanezët.

Formacioni ideal i Conte-s:

Handanovic; Kumbulla, De Vrij, Bastoni (Kolarov); Hakimi, Barella/Vidal, Ndombele (Kante), Palmieri; Sanchez/Eriksen; Lukaku, Lautaro.

Related posts

Allegri fiton “Stolin e Artë”: Tranjeri i ka uruar të gjithë, përveç Sarri-t

Sadik.Autor

Djokovic buzëqesh sërish, triumfon në Wimbledon për herë të 4-t

Isa.Autor

SHOKON MURINHO/ Si mund të flasë Unitedi për titull?

Isa.Autor

Leave a Comment