Gossip

NGA PROPOZIMI TEK E ARDHMJA/ CR7 dhe Georgina drejt altarit, po ndërtojnë shtëpi 20 milionë euroshe

Ai është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ajo shkëlqen midis tapetit të kuq dhe eventeve të ndryshme. Kulmin e arriti me praninë e saj në Festivalin e Sanremos dhe atë në Venecia. Cristiano dhe Georgina janë çifti i artë i futbollit botëror, me gjithë respektin e duhur për Messin dhe gruan e tij, Antonella, shumë më pak mediatikë sesa portugezi dhe argjentinasja. Sidoqoftë, pyetja që shumë veta i bëjnë vetes është vetëm një: kur do të martohen? Të paktën, duke gjykuar nga ajo që doli në spektaklin spanjoll “Socialité”, së shpejti. Programi televiziv ra në kontakt me një gazetar portugez, i cili shpjegoi se kishte një propozim martese…

PROPOZIMI – Kjo ndodhi këtë verë, kur disa revista shkruajtën se CR7 i kishte propozuar për martesë partneres së tij prej disa vitesh. Megjithatë, ky informacion nuk ka gjetur ende konfirmim zyrtar. Ftesa për të shkuar në altar, shpjegon gazetari portugez, erdhi gjatë një feste, e dokumentuar gjerësisht në profilin e Georgina në Instagra: “Festa u organizua nga Georgina që Cristiano të mblidhej së bashku me miqtë e tij. Dhe papritmas, Ronaldo i kërkoi asaj që të martoheshin. Pasi pa befasinë e mrekullueshme që ajo përgatiti, CR7 i bëri asaj propozimin për martesë dhe Georgina tha po”. Pra, martesa duket afër.

E ARDHMJA – Sidoqoftë, ka ende shumë për të përgatitur… “Në atë mbrëmje nuk ishin familjet, as të tijat dhe as të sajat. Do të organizohet një darkë fejese, në të cilën do të ftohen të gjithë. Por, ende nuk ka një datë të caktuar. Nuk pritet që dasma të bëhet së shpejti”, – saktëson gazetari portugez.

Dasmë të shpejtë nuk do të ketë edhe për shkak se verën e ardhshme do të luhet Kampionati Europian, i cili u shty për 12 muaj më vonë prej Covid-19. Megjithatë, nuk ka mungesë të planeve për të ardhmen. “Cristiano bleu 8 milionë euro tokë. Georgina viziton vendin e ndërtimit çdo muaj dhe aty do të jetë shtëpia, ku të dy do të jetojnë, pasi Cristiano të ndalojë së luajturi futboll. Shtëpia do të ketë një vlerë prej 20 milionë eurosh”, – sqaron më tej gazetari portugez. Mbetet të pritet, por beqari i artë i futbollit botëror, më në fund duket vërtet i bindur për t’u martuar me Georgina…

Related posts

Messi dhe Antonela, bashkë me këngëtaren ndërkombëtare në Ibiza

Isa.Autor

ÇIFITI MARCHISIO ME PUSHIME NË IBIZA/ Bukuroshja seksi “ndez” rrjetet sociale me linjat e saj PERFEKTE (FOTO)

Delo.autor

AJAXI U KUALIFIKUA NË GJYSMËFINALE/ Ja provokimi që bën partnerja e De Ligt për CR7 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment