Futboll Seria A Sport

NGA ZBRITJA NË KATEGORI TEK BLLOKIMI I MERKATOS/ Ja çfarë rrezikon Juventus nëse ka gisht tek çështja “Suarez”

Fakti se ka qenë Juventusi që ka lënë takim për testin e gjuhës së Luis Suarezit, ndonëse më pas hoqi dorë nga lojtari, klubi bardhezi mund të quhet nën hetim, ndonëse pa pasur fakte, nuk shihet si palë e akuzuar.

Gjithsesi, nëse vërtetohet se ata kanë ndërhyrë në mashtrimin e provimit të futbollistit në fjalë, pa dyshim që kampionët e Italisë mund të përballen me dënime që mund të shkojnë deri në rënie nga kategoria, në varësi të rëndësisë ligjore.

Sipas nenit 32, pika 7 e Kodit të Drejtësisë Sportive, “kushdo që tenton të kopjojë dhe të mashtrojë, për dokumente që lidhen me falsifikimin e nënshtetësisë, apo qoftë nëse federohen, pasi kanë përdorur pasaporta false”, rrezikojnë dënime të rënda jo vetëm drejtuesit, por çdo anëtar i kontraktuar nga klubi që do të dënohet.

E ritheksojmë, për momentin Juventusi nuk është palë e akuzuar, por nëse vërtetohet se ka gisht në këtë tentativë mashtrimi dhe korrupsioni për marrjen e testit të gjuhës, ja çfarë mund të rrezikonin kampionët e Italisë:

* Pezullimi i fushës për një afat të pacaktuar

* Një gjobë e majme

* Heqje të një kuote pikësh, plus gjobë

* Bllokim i merkatos për dy sesione transferimesh

* Përjashtim direkt nga kampionati dhe zbritje një kategori më poshtë.

Related posts

YLLI BELG BËN MBROJTËSIN PËR SHAKHTAR/ Shikoni si i mohoi Interit golin dhe i eliminoi nga Champions (VIDEO)

Delo.autor

LLOGARITJA SIPAS MODELIT FRANCEZ/ Ja verdiktet e Serie A nëse mbyllet këtu. Milani, jashtë Europës

Delo.autor

KUPA E GJERMANISË/ Pas një super gafe nga portieri Neuer, feston Bayern dhe Lewa (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment