Futboll I pakategorizuar Kategoria Superiore Sport

“NGËRÇI” ME MERKATON/ Ja lojtarët e afruar te Skënderbeu 10 ditë larg fillimit të sezonit të ri

Prej më shumë se dy javësh, Skënderbeu është duke zhvilluar përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra është akomoduar në Durrës dhe nën drejtimin e Julian Ahmatajt po punojnë me seriozitet për të qenë gati për javën e parë të kampionatit.

Në 16 ditë plot ngarkesa, bardhekutë nuk kanë shfaqur probleme shqetësuese fizike, përveç ndonjë lëndimi të lehtë në kavilje. Kjo i jep trajnerit dorë për të vijuar me ritëm të lartë, pa pasur drojën e ndonjë frakture.

Pesë afrime ka bërë Skënderbeu, megjithatë asnjë firmë e hedhur. Është kjo situata e korçarëve, 10 ditë larg fillimit të sezonit 2020- 2021.

Merkatoja e bllokuar mund të jetë arsyeja që i ka penguar për mbylljen e kontratave. Klubi ka marrë në organikë elementë me përvojë, si Bicaj dhe Qaqi, por edhe të perspektivës si Çela, që erdhi nga Luftëtari, Govori prej Kekut apo Ivani nga Devolli. Veç tyre, janë duke kaluar një periudhë prove Terziu dhe Bunjaku.

Related posts

RISI ME VARIN/ ZBULONI çfarë do të ndodhë nga sezoni i ri në SERIA A (DETAJE)

Isa.Autor

TALENTI QË KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA/ Agjenti bën tifozët e Realit të ëndërrojnë: Mesfushori Kroos mund të luajë me…

Delo.autor

Trajneri italian zbulon: Pak ditë më parë, refuzova stolin e Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment