Futboll Sport

PAS NDARJES SË BUJSHME/ Pike kërkon të bëjë paqe me Shakirën? Ja çfarë thonë burimet

Gerard Pique duket se tani dëshiron të rregullojë marrëdhëniet me Shakirën.

“Ai është beqar dhe ka shumë miq”, tha fotografi i shtypit Jordi Martin për ‘Telecinco’. Ai ka treguar se ish-çifti janë në tentativa për tu pajtuar, ndonëse përmes avokatëve, pasi shpresojnë të jenë sa më më afër pozicioneve të tyre.

Ata po kërkojnë të arrijnë një konsensus dhe një mirëkuptim të përbashkët për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve.

 

 

Problemi midis të dyve është se ku jetojnë ata ose ku duan të jetojnë saktësisht. Pique dëshiron që Shakira dhe fëmijët e tyre të qëndrojnë në Barcelonë, ndërsa ylli i popit dëshiron të largohet për në Miami.

Përveç betejës së tij për kujdestarinë dhe divorcit të mundshëm, Pique po përballet gjithashtu me një hetim për lidhjet e tij me presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales.

Ndërkohë që jeta e mbrojtësit duket se është e trazuar, Joan Laporta ka dalë në mbështetje të lojtarit të tij.

“Gerard është i qartë në atë që dëshiron, të ketë një sezon shumë të mirë”, tha Laporta . “Kështu e shoh unë atë. Ai është shumë i motivuar”.

Related posts

“E ARDHMJA? JA KUR VENDOS”/ Bare jep sinjale pozitive nga Spanja: Mund të nisim stërvitjet

F.autor

Wenger zbulon ofertat pas largimit nga Arsenal

Sadik.Autor

Një mal me gola, të gjithë çmenden për talentin 17-vjeçar nga Championshipi…

Sadik.Autor

Leave a Comment