Futboll Sport

“NUK E DI NËSE DO JEM NË FORMË NESËR”/ Batha: Ja si do u kundërpërgjigjemi zviceranëve

Kapiteni i Tiranës, Idriz Batha ka dalë në konferencë para ndeshjes me Jang Bojs ditën e nesërme, teksa është shprehur se do të jetë një ndeshje e veçantë, ku bardheblutë do të kërkojnë kualifikimin.

“Nuk e di nëse do jetë Batha i njëjtë edhe në këtë ndeshje. Përderisa nuk kam qenë në fushë,  nuk them se mund të jem 100% gati. Megjithatë për diçka të jeni të sigurt, që do jap maksimumin tim. Sigurisht që na jep entuziazëm. E dimë të gjithë që është ndeshje e veçantë dhe jemi të përqendruar për të bërë historinë. Sigurisht që kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua, pasi nuk i jam afruar asnjëherë kaq afër grupeve. Jo vetëm unë por të gjithë besojmë, që nëse japim maksimumin dhe bëjmë detyrat me përpikmëri që na janë dhënë, mund të arrijmë diçka. Është e vërtetë që kundërshtari e shfrytëzon shumë mirë shtat lartësinë, Tirana mund të kundërpërgjigjet, me atë që e ka karakterizuar me klubin dhe fanellën historike, me shpirt gare për të fituar ndeshjen.

Nuk mendoj se fusha do të jetë vështirësi e madhe, pasi fushat me bar artificial e përdorim edhe në Shqipëri. Do stërvitemi një ditë para ndeshjes dhe do e kemi të lehtë të përshtatemi. Do ishte diçka e bukur të kishim tifozët, pasi e dimë që në Zvicër ka shumë shqiptarë. Na mungojnë shumë edhe tifozët tanë pasi jam i sigurt që do udhëtonin për të na mbështetur.”, u shpreh Batha.

Related posts

Partizani nis planin për sezonin e ri, “demat” kërkojnë ish-trajnerin e Luftëtarit

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË “TOPÇINJTË”/ Dyshja Saka-Lacazette mposht Wolves dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

CONTE GATI TË RIKTHEHET NË STOL/ Klubi i Premier Legue i bën ofertë zyrtare ish-trajnerit të Interit

Delo.autor

Leave a Comment