Futboll Shqipëri Sport

SFIDA MIQËSORE KUNDËR KOMBËTARS/ Trajneri i Kosovës befason me dy debutime, rikthehet Berisha

Trajneri i Kosovës, Bernad Challandes, ka ndryshuar listën e tij për ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë dhe sfidat zyrtare kundër Sllovenisë dhe Moldavisë. Numri një i stolit ka befasur me dy emra të rinj.

Lojtari i ri i Ballkanit, Mirlind Daku, është grumbulluar pas formës së mirë që po kalon. Vend ka dhe për Betim Fazlijin e St. Gallenit në Zvicër.

Sulmuesi Bernard Berisha rikthehet në ekipin e Kosovës, pasi ka marrë ftesë nga Challandes. Lojtari nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen kundër Maqedonisës së Veriut, por do të rikthehet tani.

NJOFTIMI – “3 nëntor, 2020 – Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor; miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi Challandes për këto tri ndeshje ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë. Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St.Gallen dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e Kombëtares U21. Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës, ku do t’i zhvillojnë përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë”.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Priten 6 përballje, ja ku do të luajnë Tirana dhe Kukësi…

Delo.autor

BARCELONA-VILLARREAL/ Trajneri Koeman nis me “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Jose Mourinho hedh “dorashkën” e sfidës për Paul Pogba…

Isa.Autor

Leave a Comment