Futboll Premier League Sport

NDESHJE MAGJIKE/ Barazim me gola, Liverpool dhe Manchester City ndajnë pikët në “Anfield”

Duhet të ishte spektakël dhe ashtu ndodhi! Në Anfield Road, ndeshja mes Liverpool dhe City u mbyll në barazim 2-2 pas një pjese të dytë që ka pasur gjithçka që mund të quhet FUTBOLL!

Skuadra e Jurgen Klopp kaloi në avantazh me Mane, por përgjigjia e miqve nuk vonoi dhe ishte Foden ai që barazoi shifrat në 1-1.

Më pas, Salah shpiku një eurogol me driblime magjike dhe duke depërtuar në zonë, por nuk mund të dorëzohej De Bruyne që gjithashtu realizoi atë që do të ishte goli final i një barazimi 2-2 në Anfield Road…

Related posts

Muzaka e Krasniqi jashtë/ Sakrifikon Radas. Ja si pritet të luajë Skënderbeu (FOTO)

Isa.Autor

​Salah befason Liverpoolin, dëshiron të transferohet te gjigandi spanjoll

Delo.autor

ZYRTARE/ Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027

F.autor

Leave a Comment