Futboll Sport

“NUK MUND TË HUMBASIM MË TERREN”/ Mancini: I lumtur nga elozhet holandeze

Kur i kërkojnë se çfarë simbolizon për të fu tbolli holandez, Roberto Mançini, ish-numri 10, ekzaltohet: “Johan Krujf ishte emblema e futbollit modern. Më pas vijnë kampionë me të cilët kam luajtur, si Gulit dhe Van Basten: janë disa nga futbollistët më të mirë të 50 viteve të fundit. Holandezët kanë revolucionuar futbollin”.

Edhe për këtë arsye, në stadiumin e dedikuar “Profetit” të futbollit, kur i referojnë komplimentet e trajnerit holandez Duajt Lodeveges (“Mançini ka ndryshuar totalisht stil loje. Tani na ngjasojnë: duan të dominojnë”), trajneri “axurr” komenton me krenari: “Më vjen mirë që edhe holandezët, që kanë shpikur futbollin total, e njohin punën tonë, pavarësisht se në fund është gjithmonë e rëndësishme të fitosh.

Edhe pse nuk kanë fituar Botërorin, kanë luajtur gjithmonë një futboll spektakolar. Kundër Holandës duhet të konfirmojmë stilin tonë, të kërkojmë fitoren deri në fund. Ka rëndësi paraqitja, por edhe rezultati. Pas barazimit kundër Bosnjës nuk mund të humbasim tjetër terren në klasifikim. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Vërtet këtë herë do të gjejmë më shumë hapësira, por është po aq e vërtetë që Holanda sulmon shumë më mirë se Bosnja… Dhe dimë se cila është forma jonë atletike. Lojtarët kanë pak stërvitje në këmbë, pa harruar lodhjen që mblidhet nga udhëtimet”.

DREJTON ZHORZHINJO – Për këtë arsye, në prag të ndeshjes së dytë në këtë fazë të Ligës së Kombeve, është e vështirë të flitet për formacion. Mançini shpjegon: “Duhet të kuptoj ende se kush ndihet më mirë. Sensi, për shembull, është vështirë që të luajë sërish. Ndoshta do të ndryshoj shumë pas Firences, edhe për respekt të lojtarëve. Dua të shmang dëmtime. Do të luajnë me siguri nga fillimi Donaruma, Kielini, Zhorzhinjo dhe Imobile. Zaniolo dhe Ken? Të shohim. Lokateli? Nuk e dërguam te U21 që të luajë me ne, të shohim nëse në pjesën e parë apo të dytën”. I mundshëm edhe konfirmimi i Barelës, më i miri në fushë kundër Bosnjës.

DUAM TRI PIKËT – Më pas, disa batuta lidhur me ndeshjen kundër Holandës: “Nuk kam parë një skuadër të ndryshme nga ajo e Kumanit, filozofia ka mbetur e njëjta”, ka saktësuar Mançini. “Janë një skuadër sulmuese dhe kjo është diçka pozitive, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. E rëndësishme është edhe paraqitja në fushë, normalisht, por thelbësore është të arrihet rezultati dhe fitorja”, ka shtuar. “Shpresoj që skuadra të jetë dinamike ashtu si kundër Bosnjës, edhe pse forma fizike nuk na ka lejuar të jemi gjithmonë. Duhet të kërkojmë tri pikët deri në fund. Tifozët? Më vjen keq që kjo ndeshje nuk luhet në tetor me publik, do të kishte qenë akoma më e bukur.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Alkmaar-Manchester United. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Fulham-Arsenal, rezultati 0-3

Delo.autor

PARTIZANI ZHGËNJEN SËRISH/ Teuta mposht kampionët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment