Futboll Seria A Sport

POTHUAJSE TË GJITHË NË MERKATO/ Conte ka zgjedhur të paprekshmit e Interit të tij

Shitjet dhe pastaj blerjet! Kjo frazë është duke u bërë një refren në një dritare merkato të kushtëzuar shumë nga gjendja e krizës ekonomike të krijuar nga urgjenca Covid-19.

Dhe për disa klube si Interi, i cili regjistroi një humbje prej 100 milion eurosh në bilancin e fundit, bëhet një imperativ kategorik.

Përkundër kësaj, Antonio Conte ka siguruar një nga anësorët më të mirë në skenën evropiane si Hakimi, një lojtar me përvojë të madhe, karizëm dhe fleksibilitet si Kolarov dhe së shpejti do të jetë i kënaqur me Vidal.

Perisic e Nainggolan osservati speciali di Conte ad Appiano

Pastaj do të fillojë një fazë e dytë, ajo më e komplikuar për Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, të detyruar të bëjnë para dhe të shkurtojnë kostot e bilancit për të krijuar thesasin dhe hapësirat për goditjet e fundit të kërkuara nga trajneri.

Pothuajse nuk ka futbollistë të pa transferueshëm. Pritet lamtumira e Diego Godin te Cagliari dhe zikaltërit do të heqin qafe një pagë që neto peshonte për gati 12 milion euro.

Nuk ka mungesë të emrave “big” në merkaton e shitjeve, nga Skriniar te Brozovic duke përfunduar sigurisht me Eriksen.

Dhe duke ndjekur Dalbert, Gagliardini, Joao Mario dhe Vecino, lamtumirat e të cilëve përdoren për të zhbllokuar objektiva të ngrira si Marcos Alonso dhe Kanté.

Perché con Antonio Conte va sempre così - Il Post

Pastaj ka situata në zhvillim si Ivan Perisic dhe Radja Nainggolan, të cilët janë kthyer nga huazimet e tyre. Nëse nuk do të shiteshin, si kroati ashtu edhe belgu janë kandidatë për ekipin e Contes.

Një situatë e rrjedhshme dhe vazhdimisht në zhvillim, e cila megjithatë nuk do të shqetësojë – përveç kthesave të bujshme – janë 4 lojtarët e konsideruar të domosdoshëm nga Conte. Alessadro Bastoni, Nicolò Barella dhe Romelu Lukaku janë bastet e fituara nga trajneri nga Salento, i cili nxiti me forcë konfirmimin e të parit (shpesh duke e preferuar atë ndaj një lojtari më të vendosur si Godin) dhe kërkoi blerjet e dy të tjerëve.

Gioiello di Barella, Lukaku esulta col ciuccio: l'Inter è in semifinale di  Europa League - Tuttosport

Këtij grupi i shtohet Stefan de Vrij, i kërkuar në disa raste nga skuadra të rëndësishme evropiane – përfshirë Barcelonën – por që Conte e konsideron si interpretuesin më të mirë të mundshëm për mbrojtjen e tij prej tre.

Kështu që të gjithë janë në treg, ose pothuajse…

Related posts

SPEKTAKOLARE NË “MMA”/ “Knock-out” si ky ia vlen të shikohet disa herë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Udinese, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

(FOTO) Kjo javë mund t’iu bëjë me para, parashikimi i ‘çmendur’ i ekspertëve të basteve

Q.Autor

Leave a Comment