Futboll Seria A Sport

PRANË MARRËVESHJES/ Inter ofron kontratë dy vjeçare me 6 milionë euro në sezon, ja vendimi i Vidal

Dëshira është fuqi. Tani ekzistojnë edhe të gjitha kushtet për të arritur objektivin. Arturo Vidal dhe Interi: një histori e gjatë joshjesh e cila tani më në fund mund të shndërrohet në diçka më shumë. Kohët janë të duhurat, edhe pse si gjithmonë nuk mungojnë vështirësitë. Por këtë herë rruga duket e shënuar dhe nga e hëna negociata ka nisur, me kontaktin e parë zyrtar mes përfaqësuesit të lojtarit kilian dhe Barcelonës.
arturo-vidal-inter-milan
Arturo në Katalonjë po jeton si i huaj në shtëpi, pasi trajneri i ri Kuman i kërkoi të gjejë një skuadër tjetër. Klima te Barça me çështjen “Mesi” është e tendosur dhe radha për mbledhjet me drejtuesit duket si ajo në fundjavat me ulje. Është pikërisht ky aspekti që rrezikon të ngadalësojë zbarkimin e Vidalit në Milano. Ppasi të zgjidhet situata me Leon, presidenti Bartomeu dhe drejtuesit do të marrin në duar dosjet e lojtarëve që kërkojnë zgjidhjen e kontratës.
Arturo-Vidal
AKORD – Për Vidalin, Interi pret që të jenë menaxherët e mesfushorit ata që do të diskutojnë ndarjen me katalanasit, ashtu siç bëri vetë i njëjti përfaqësues (Fernando Feliçeviç) për të liruar Aleksis Sançezin nga Mançester Junajtid. Për kontratën me zikaltrit është pothuajse gjithçka e zgjidhur, me një akord maksimal të arritur në bazë të një kontrate dyvjeçare me opsion për një të tretë me 6 milionë euro neto në sezon, plus bonus në momentin e firmës. Për këtë arsye Feliçeviç të hënën ka shtuar presionin ndaj krerëve katalanas, në mënyrë për të siguruar një takim të menjëhershëm me Bartomeun dhe ortakët e të lirojë klientin e tij nga pozicioni i parehatshëm në Katalonjë. Në Milano situata do të jetë ndryshe dhe Vidal e di: Konte është gati ta shndërrojë në një nga kolonat e misionit të ardhshëm në kërkim të titullit.

Related posts

E RRALLË/ Atletja që bën pjesë në ekipin olimpik të refugjatëve ka SHPËTUAR 18 njerëz nga…

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Roma. Rezultati 3-1

Delo.autor

MUNGON CR7 POR JO GOLI/ Juventus zhbllokon sfidën me Morata, por aksioni nisi nga Chiesa (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment