Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA ËNDËRRON MILIONAT/ Ja sa mund të përfitojnë kampionët e Shqipërisë në Europa League

Tirana ka shansin më të madh të bëjë atë që vetëm Skënderbeu ka bërë gjatë gjithë historisë së futbollit shqiptar. T’ia dalë të grumbullojë më shumë se 3-4 milionë euro fitime nga pjesëmarrja në fazën e grupeve. Janë shumë komponentë që e çojnë Tiranën shumë lart në të ardhura, gjithmonë nëse kalon në fazën e grupeve të Europa League e ndalet atje.
tIRANA56
FITIMET NGA FONDI I SOLIDARITETIT – Tirana deri tani që flasim ka të sigurta 920 000 euro, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në “play off” do të grumbullojë 1.22 milionë euro apo do të marrë fondin prej 2.92 milionë eurosh. Nëse do të kualifikohet, sigurisht që do të marrë 2.92 milionë euro, ndërsa nëse eliminohet nga “play off”- i, atëherë shuma e fituar vetëm nga fondi i solidaritetit është 1.22 milionë euro. Kjo shumë nuk është përfundimtare, pasi me të gjitha gjasat do t’i shtohen edhe rreth 100 mijë të ardhura nga e drejta televizive dhe marrëdhënie të tjera për ndeshjet e Europës. Madje, Tirana edhe për turin që pati fat, merr një shumë të vogël.
TIRANA
KUALIFIKIMI – Goditja e madhe do të jetë nëse Tirana kualifikohet në fazën e grupeve. Atëherë fitimi do të jetë gjigant. Sepse, kualifikimi sjell 2.92 milionë euro të sigurta që futen në arkat e Tiranës. Problem mbetet që 260 mijë eurot e marra nga Tirana prej UEFA-s si kampione nuk jepen, nëse skuadra kalon në grupet e Europa League. Sigurisht, përfitohen paratë e Champions-it, pra kualifikimit të turit të parë dhe të dytë që janë 660 mijë euro.

REZULTATET – Një tjetër e ardhur e madhe që mund t’i shtohet Tiranës në fazën e grupeve janë edhe rezultatet. Një fitore kushton 570 mijë euro, ndërsa një barazim 190 mijë euro. Për shembull, Ferencvaroshi sezonin e shkuar grumbulloi 1.4 milionë euro nga rezultatet në fushën e lojës, edhe pse në fund të fazës së grupeve të Europa League doli jashtë gare. Nëse kualifikohesh tej fazës së grupeve, pra del i pari apo i dyti në fazën e grupeve, merr respektivisht 1 milion dhe 0.5 milionë euro plus para të tjera.

tirana

Related posts

NDEROHET “IKONA E FUTBOLLIT”/ Barcelona luan kundër Boca Juniors për trofeun “Maradona”, ja kur do të zhvillohet…

Delo.autor

NIS KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani dhe Kukësi do mësojnë kundërshtarët

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti i Chelseat rinovon dhe bëhet adoleshenti më i paguar në Premier

Delo.autor

Leave a Comment