Futboll Sport

PREZANTIM EPIK NË VERSIONIN “LA CASA DE PAPEL”/ Crvena Zvezda bën goditje e bujshme në merkato (VIDEO)

Crvena Zvezda, skuadra që eliminoi Tiranën në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ka zyrtarizuar ditën e sotme një goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin italian Diego Falçineli,  i cili vjen si u huazuar nga skuadra e Bolonjës, me rekomandim të trajnerit serb Sinisha Mihajloviç.

Diego-Falcinelli

Një dhuratë kjo për patriotin Dejan Stankoviç. I veçantë është fakti se prezantimi i 29-vjeçari është bërë në mënyrë spektakolare, në versionin e filmit të famshëm “La Casa del Papel”.

Lojtari largohet i maskuar nga ambasada italiane, ku një vajzë po e pret në makinë. Ata vijnë së bashku në stadiumin “Rajko Mitic”, teksa sulmuesi merr fanellën dhe futet në dhomën e zhveshjes ku hedh maskën. Italiani sezonin e shkuar ishte pjesë e Peruxhias në Serinë B, ku u aktivizua 25 takime dhe realizoi 3 gola.

Vlen të theksohet fakti, se Tirana dhe Crvena Zvezda mund të përballen sërish së bashku në “play-off”-in e Ligës së Europës, në rast se skuadra serbe dështon ndaj Omonias.

🇷🇸🇮🇹

Insieme 🇷🇸🇮🇹

Gepostet von FK Crvena zvezda am Donnerstag, 10. September 2020

Related posts

SFIDA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Trajneri Gattuso: Nuk do fle 3 net radhazi!

Delo.autor

TENIS/ Risia në “US Open”, ndeshjet do të luhen pa gjyqtarë…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sfida ndaj Dinamos, Tirana me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Delo.autor

Leave a Comment