Futboll Seria A Sport

KËRKOI ME NGULM PËR TË ZËVENDËSUAR GIAMPAOLON/ Ja pse dështoi Milani për të marrë Spallettin

Përpara vendimit për të shkarkuar Marko Xhampaolon, ishte Luçiano Spaleti zgjedhja e parë e Milanit për stolin, por mes këtij akordi ekzistonin shumë miliona që iu mohuan, të cilat frenuan gjithçka.

spaleti

Fillimisht, Spaleti duhej të prishte kontratën që e mban ende të lidhur me Interin (deri në vitin 2021), për të cilën tekniku kërkoi 5.4 milionë euro, plus bonuse, ndërsa drejtori Xhuzepe Marota iu përgjigj vetëm me 2.7 milionë euro.

Por, në të njëjtën kohë, nëse u përfol gjithashtu se Spaleti e kishte gjetur një akord paraprak me kuqezinjtë, dje media italiane ka bërë gjithashtu prapakthehu, duke qenë se kërkesa e ish-interistit ka qenë tepër e lartë: 4.5 milionë euro në sezon për tri vite. Milani tha menjëherë “jo”, duke qenë se një dështim edhe nga ana e Spaletit dhe një divorc i parakohshëm mund të bënte që dëmi ekonomik të prekte shifrën 20 milionë euro (paga plus taksa)

 

Related posts

“EL CLASICO”/ Rakitic “SHTANG” mbrojtjen e madrilenëve, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“NË KONTAKTET QË…”/ Babai i Hysajt shpjegon arsyet: Nuk vë në dyshim fjalët e Ancelottit, Napoli si…

Delo.autor

UPS! Zbulohet aksidentalisht numri i Coutinhos te Bayerni

F.autor

Leave a Comment