Futboll Seria A Sport

PROBLEME PËR INTER/ Barcelona kërkon ndihmën e super menaxherit për transferimin e sulmuesit…

Mund t e ketë probleme të reja në shtëpinë e Inter-it.

Barcelona duket se është kthyer në sulm për Lautaro Martinez. Klubi katalanas është në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarez, me këtë të fundit që është drejt largimit.

Argjentinasi, i kërkuar edhe në javët e kaluara, është kthyer në modë dhe këtë herë sulmi mund të jetë vendimtar.

Sipas Corriere dello Sport, Barcelona nuk është dorëzuar akoma për Lautaro Martinez dhe ka vendosur të kërkojë ndihmën e super menaxherit Jorge Mendes.

Spanjollët duan t’i besojnë menaxherit rolin e ndërmjetësit në negociatat me Inter-in. Objektivi i Barçës është që të zbusë kërkesat e zikaltërve dhe të lehtësojë transferimin e Lautaro-s në Milano.

Gjithsesi, nuk do të jetë aspak e lehtë sepse Marotta me Ausilio-n po provojnë ta blindojnë Deminb me një rinovim kontrate dhe me një rritje rroge mbi 5 milionë euro në sezon.

Related posts

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Ja kushti i Messit për të qëndruar në “Camp Nou”

Delo.autor

BEFASON RONALDO: Ja pse u LARGOVA nga REALI, te JUVJA nuk erdha për…

Isa.Autor

PAS AFRIMIT TË CALHANOGLU/ Inter nuk ndalet në merkato, vë në shënjestër yllin e Barcelona-s…

Delo.autor

Leave a Comment