Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK BACELONA/ Koeman imiton Pep Guardiolën, rikthen diktatin e spanjollit në “Camp Nou”

Revolucioni në shtëpinë e Barcelona-s ka filluar.

Koeman është bërë trajneri i ri katalanasve dhe shumë yje të ekipit, mes të cilëve Messi, Suarez dhe Vidal, mund të largohen.

Një ndryshim i vërtetë që vjen edhe nga rregulla të reja. Ose më mirë, nga kthimi i zakoneve të vjetra që kanë filluar me Pep Guardiola.

Siç ka shkruar Sport, në fakt, trajneri i ri ka vendosur të kthejë një zakon të vjetër për lojtarët.

Nga sa mësohet, trajneri i ri i Barcelona-s ka kthyer rregullin që ekzistonte gjatë kohës së Pep Guardiola-s që gjithë lojtarët e klubit duhet të shkojnë në qendrën stërvitore një orë para fillimit të seancës.

Ky rregull është vendosur për herë të parë pikërisht nga Guardiola kur ishte trajner i Barcelona-s, por pasardhësit e tij nuk e kanë respektuar më.

Tani, Koeman ka vendosur të jetë më i ashpër për t’i dhënë një disiplinë më të mirë lojtarëve.

Related posts

NDARJA E ÇMIMEVE TË “TOPIT TË ARTË” PËR FEMRA/ Fituesja bën deklaratën e bujshme… (VIDEO)

Isa.Autor

Njeriu më i shpejtë i planetit mendon se City ka pasur shumë fat në Premier League

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT DRITHËRUES/ Allegri: Ishim mendjelehtë në fazën e mbrojtjes, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment