Futboll Sport

RONALDO NË FUSHË NDAJ SUEDISË? Trajneri Santos: Jemi skuadër e shkëlqyer edhe kur mungon ai

Kristiano Ronaldo është stërvitur dhe pritet të jetë sot në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Suedisë në Solna, por trajneri Fernando Santos tregohet i kujdesshëm në konferencën për shtyp pasi kapiteni i tij humbi ndeshjen kundër Kroacisë si pasojë e një infeksioni në një prej gishtave të këmbës së djathtë:

“Ai u stërvit 25-30 minuta në seancën e së dielës, por le të shohim se si do të shkojë stërvitja e fundit. Infeksioni është kuruar, por duhet të shohim si do të ndihet kur të veshë këpucët dhe të vrapojë. Nëse do të jetë në rregull, atëherë do të jetë një alternativë, ashtu si gjithë të tjerët.

Asnjë skuadër në botë nuk mund të jetë në versionin më të mirë kur më të mirët nuk i ka në dispozicion. Por, unë mendoj se edhe kur Ronaldo mungon, kjo mbetet një skuadër e shkëlqyer, një ekip që është në gjendje të kërkojë fitoren në çdo ndeshje, siç e tregoi kundër Kroacisë”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Mbappe, Benzema ndëshkon Finlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Suksesi kundër Shqipërisë, tri pikat e forta të Spanjës

F.autor

Milani zyrtarizon tri largime – Paletta, Gabriel dhe Zanellato

Q.Autor

Leave a Comment