Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Sadiku lë pas krahëve zhgënjimin me Kombëtaren, prezantohet te klubi i ri

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka lënë pas krahëve, dështimin e hidhur me fanellën e Kombëtares, në sfidën ndaj Lituanisë, ku u mposhtën me rezultatin 0-1, teksa nuk ka humbur kohë, për të fluturuar drejt urqisë, ku u prezantua ditën e sotme me skuadrën e re të Ezurumspor. 29-vjeçari firmosi një kontratë 2-vjeçare, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit turk.

Erzurumspor është skuadra e 11-të në karrierën e Armando Sadikut, i cili e nisi me Turbinën e Cërrikut, kaloi te Gramozi i Ersekës më pas te Elbasani. Pas një incidenti me fanellën e Elbasanit, ku mori një dënim shembullur nga Komisioni i Disiplinës, Sadiku u transferua në Zvicër, ku aktivizua me 4 ekipe: Lokarno, Lugano, Vaduz dhe Zyrih.

Sadiku5

Për të kaluar te Legia Varshavë. Levante ishte destinacioni i radhës. Klubi spanjoll e mori në vitin 2018 sulmuesin shqiptar dhe e huazoi te Malaga, ku arriti të shndërrohej në protagonist me golat e tij. Sadiku shpreson të ketë të njëjtën ecuri, pse jo edhe më të mirë, te klubi i tij i ri.

Ka qenë vetë presidenti i Husejin Unes, që nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, prezantoi afrimin e Sadikut. 29-vjeçari është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012 dhe ka shënuar 12 gola për ngjyrat kuqezi.

Related posts

SARRI E JA JASHTË LISTËS CHMAPIONS/ Emre Can drejt largimit, kërkohet nga klubi…

Delo.autor

BARCELONA-NASTIC/ Dembele shënon gol pas 10 muajsh, Griezmann gjuan penalltitë para Messit (VIDEO)

Delo.autor

Skemë “alla De Biazi”, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Kosovës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment