Futboll La Liga Sport

SAGA “PLESHTI” VAZHDON/ Bordi drejtues i Barcelonës i përçarë, para negociatave me Messin

Barcelona do të duhet të përcaktojë pozicionin e saj para takimit që do të zhvillohet në ditët në vijim midis Josep Maria Bartomeu dhe Jorge Messi, i cili do të udhëtojë drejt Barcelonës për këtë “samit”. Pozicioni i presidentit, gjë që klubi e ka transmetuar publikisht, është se Leo nuk është në shitje dhe se do të largohet vetëm nëse paguan 700 milionë euro, sa parashikon klauzola. Kjo çështje, parë nga nga rruga, nuk është shumë e qartë. Edhe brenda drejtuesve të Barcelonës jo të gjithë e ndajnë këtë qasje.

Ka mendime të ndryshme se si të merren me problemin. Është e qartë se askush nuk dëshiron që kapiteni të largohet nga klubi falas, por disa menaxherë të rëndësishëm mendojnë se një shitje e tij do të ishte largim më logjik, duke marrë parasysh pozicionin që lojtari po adopton. Mbetja në fuqi e klauzolës 700 milionë euro do të thoshte që Leo të largohet qershorin e ardhshëm falas. Nga ana tjetër, shitja do të nënkuptojë të ardhura të rëndësishme, miliona të tëra për të siguruar një ekuilibër financiar, që është lëkundur prej shfaqjes së Covid-it. Pranimi i largimit të tij në këto kushte do të ishte një lehtësim ekonomik për katalanasit.

Kjo vlerësohet nga disa menaxherë, që janë të vetëdijshëm për rëndësinë e veprimit në kohë, pasi vera e ardhshme mund t’i lërë fare pa asgjë Blaugrana-t. Askush nuk dëshiron që Leo të largohet, por disa menaxherë mendojnë që, nëse vendimi i tij është i parevokueshëm, gjëja më e mirë për të bërë është përfitimi sa më i madh financiar. Nuk do të kishte asnjë përfitim, përkundrazi, nëse Barcelona e mban kapitenin edhe një vit pa pa dëshirë. Bartomeu do të duhet të gjejë një zgjidhje për këtë çështje, ballë për ballë me babanë e lojtari

Related posts

TËRBOHET MOURINHO/ Portugezi nuk i përmban dot nervat dhe KACAFYTET me stafin e Sarrit (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

MESSI DHE CR7 HAPIN KRAHUN/ MODRIC fiton “Topin e Artë” pas 10 vitesh dominim

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS NDAJ BARCELONËS/ Solksjaer paralajmëron: Duhet të jemi më të…

Delo.autor

Leave a Comment