Futboll Seria A Sport

SHKËLQEU ME MALAGËN/ Keidi Bare drejt kalimit në Itali. Zbulohen 3 ekipet që duan mesfushorin e Kombëtares

Keidi Bare ishte një nga lojtarët më të mirë te Malaga në sezonin e fundit, duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës gjatë gjithë sezonit.

Megjithatë klubi spanjoll është në kushte të vështira financiare dhe për këtë dëshiron ta shesë mesfushorin, për të mbushur arkat e klubit. E ardhmja e Bares mund të jetë në Itali, aty ku së fundi kanë shfaqur interes 3 skuadra. Sipas “La Nazione”, në gjurmët e 23-vjeçarit, janë vënë Leçe, Piza dhe Salernitana.

Të 3 këto skuadra miliotjnë në Serinë B dhe kanë shfaqur interes serioz për të marrë shërbimet e Bares. Mesfushori i Kombëtares përveç skuadrave italiane, është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Espanjoli në Spanjë, por deri tani nuk ka pasur diçka zyrtare.

Related posts

SHKROI HISTORINË ME NAPOLIN/ Tre fytyrat që do të luajnë Maradonën në serialin e ri të Amazon

Isa.Autor

KLAS DHE SPEKTAKËL/ Brazili kalon pa probleme Arabinë Saudite (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Haaland “trondit” futbollin, rekord shpejtësie në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment