Futboll Shqipëri Sport

SHQIPËRI-LITUANI/ Gjithçka duhet të dini mbi ndeshjen. Ja historiku i përballjes

Sonte, prej orës 20:45, në “Air Albania” do të startojë ndeshja Shqipëri-Lituani, e vlefshme për Ligën C, Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Nën gjykimin e një tresheje ukrainase, të përbërë nga Serhiy Boiko, Volodymyr Volodin dhe Andrii Skrypka, kuqezinjtë do të synojnë 3 pikët e radhës dhe ruajtjen e kryesimit. Shanset për këtë janë reale, duke parë nivelin e kundërshtarit, por edhe optimizmin e tanëve, të cilët dolën me fitoren 2-0 nga Minsku, para tri ditëve. Trajneri Edy Reja pritet të bëjë ndryshime në formacionin startues, për shkak të gjendjes fizike të disa lojtarëve.

Në konferencën për shtyp, 73-vjeçari italian nuk ka zbuluar gjë në këtë drejtim, pasi kishte ende dilema dhe duhet të vendosë disa orë para ndeshjes. Sipas gjasave, mund të ketë rotacion në portë, me Berishën titullar, si për kortezi, jo se Strakosha la gjë mangut në transfertën bjelloruse. Në mbrojtje mund të hapet një vend për Enea Mihaj, ndërsa në mesfushë pritet të debutojë Laçi, por pse jo edhe Çekiçi. Në sulm mund të kemi po ashtu një surprizë të bukur, me Armando Brojën titullar.

Sa i takon kundërshtarit të sotëm, ai pozicionohet 131-ti në renditjen momentale të FIFA-s, shumë poshtë Shqipërisë, e 66-ta; Bjellorusisë, e 87-ta; dhe Kazakistanit, i 118-ti. Historiku i përballjeve me Lituaninë është i tillë: 4 ndeshje, nga të cilat 2 zyrtare dhe 2 miqësore. Përkatësisht ,dy sfidat zyrtare janë ato që janë luajtur për kualifikueset e Botërorit. Ndeshja e parë me lituanezët është ajo e 3 korrikut 1992 (Shqipëri-Lituani 1-0).

Sfida e kthimit, e luajtur në Lituani, ka përfunduar me fitoren e vendasve (Lituani-Shqipëri 3-1), më 14 prill 1993. Ndërkohë, në miqësoren e zhvilluar më 1 mars të 2006, në Shqipëri, Lituania ka fituar me rezultatin 1-2. Është edhe një miqësore tjetër, ku Shqipëria ka fituar 4-1 (26.03.2013), por ndeshja, për shkak se zëvendësimet e kaluan limitin, nuk është njohur nga UEFA.

Renditja aktuale, Grupi 4

SKuadraNdeshjeFitoreBarazimeHumbjeG. ShG.PGolaverazhiPikë
Shqipëria11002023
Kazakistani11002023
Bjellorusia100102-20
Lituania100102-20

Related posts

SULMON ASHPËR CEFERIN DHE UEFA/ Presidenti i Napolit: Nuk jemi aktorët e tij! Duhet respekt

Delo.autor

“RREZIKON TË…”/ De Biasi: Icardi si “minë me sahat” tek Interi

F.autor

Sociedadi dyfishon shifrat ndaj Barcelonës, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment