Futboll Premier League Sport

SKANDALI ME TALENTËT E ANGLISË/ Ja kush i futi vajzat në dhomën e hotelit

Detaje të reja zbulohen nga skandali në grumbullimin e kombëtares angleze, ku Fill Foden dhe Mejson Griunud futën dy vajza në hotel, duke thyer rregullat e karantinës.

“The Sun” zbulon se talenti i Mançester Sitit dhe Junajtidit përdorën një punonjës të hotelit “Radisson” në Reikjavik ku “Tre Luanët” ndodheshin për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Islandës, për të futur në dhomën e tyre fshehurazi dy modelet islandeze. Ata i dhanë një bakshish punonjësit të hotelit për të mbajtur të fshehtë lajmin, ndërsa në hotel nuk ndaloheshin vizitat për shkak të protokolleve të sigurisë “anti-COVID”.

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, i ktheu dy debutuesit kundër Islandës në shtëpi, menjëherë pas lajmit, por ata u gjobitën edhe me 1300 paund nga policia islandeze për thyerjen e rregullave të pandemisë. Lojtarët kërkuan ndjesë për sjelljen e tyre, ndërsa kapiteni Herri Kejn po u qëndron pranë në këtë moment, duke komunikuar vazhdimisht me ta, për të lehtësuar disi presionin e jashtëzakonshëm psikologjik të dy të rinjve.

Related posts

SPANJË-SHQIPËRI/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet, ndeshja e “zjarrit” për kombëtaren

F.autor

YLLI BERISHA PROTAGONIST NË KAMPIONATIN RUS/ Ish-futbollisti i Skënderbeut i shënon Lokomotivës së Moskës (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA NË AVANTAZH/ Zbret “Alieni” në fushë, shikoni “perlën” Messit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment