Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHET AXHENDA TEK TIRANA/ Kampionët e Superiores planifikojnë 2 sfida miqësore

Tirana do të luajë dy miqësore, njërën të shtunën dhe tjetrën ditën e martë. Bardheblutë si fillim menduan të luanin në fundjavë me Vllazninë, por ndeshja u shty. Në të tilla rrethana, u vendos që Tirana të përballej me Apoloninë në shtëpi. Po kështu, ndeshja me Vllazninë vetëm sa është shtyrë, pasi ekipet do të luajnë ditën e martë.

Sfidat do të luhen pasdite në orën 17:00. Ndërkaq, është mësuar se ndeshjet do të luhen në stadiumin “Selman Stërmasi”. Stafi i Tiranës ka kërkuar disa miqësore që skuadra të jetë e gatshme për sfidën që do të luajë më 1 tetor në Europa League. Me shumë mundësi, kampionati shqiptar do të nisë vetëm në fund të shtatorit.

Related posts

Dalin pamjet/ Behrami SHAN tifozët serbë pas golit të Shaqirit: Jua q** nënat (VIDEO)

Isa.Autor

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA? Safet Gjici: Nëse e ka merituar…

Q.Autor

TALENTI 21 VJEÇAR/ Ajax njofton skuadrat për çmimin e holandezit

Isa.Autor

Leave a Comment