Futboll Shqipëri Sport

STATISTIKA/ Me Ferencvaros në “teatrin” e Champions, ja si u vlerësua Uzuni për ndeshjen historike ndaj Moldes

Myrto Uzuni bëhet një tjetër lojtar i Shqipërisë që do të provojë atmosferën elektrizuese në Ligën e Kampioneve. Pasi skuadra e tij Ferencvaroshi preu përfundimisht biletën për fazën finale duke eliminuar me rezultatin total 3-3 norvegjezët e Moldes, anësori kuqezi është vlerësuar mjaft pozitiv për paraqitjen e bërë në fushë, edhe pse iu anulua gol në çastin e fundit për pozicion jashtë loje.

“Sofa Score” i ka dhënë notën 7.3 25-vjeçarit. Sipas të dhënave të uebsajtit sportiv, Uzuni kreu 12 nga 15 pasime të sakta (80% saktësi), krijoi një rast të mirë shënimi goli si dhe realizoi 3 pasime kyçe së bashku me 1 krosim dhë një 1 top të gjatë, të dyja të dërguara në destinacionin e duhur. Jo vetëm kaq, por ai ka qenë luftarak dhe në duelet me kundërshtarët duke fituar 3 duele nga 6 në fushë.

Nëse do të ndodhej në pozicion të saktë në çastin e fundit kur dërgoi topin në rrjetë, padyshim që vlerësimi për Myrto Uzunin do të ishte më i lartë.

Pas Kliton Bozgos, Lorik Canës, etj, Uzuni bëhet një tjetër “shqiponjë” që do të ndiejë aromën rrënqethëse të Ligës së Kampioneve.

Related posts

NGA NEYMAR TEK RONALDO/ Sportistët e njohur që u AKUZUAN për përdhunim

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA GJERMANIA/ Bayern planifikon goditjen e bujshme, nis kontaktet me agjentin Mendes për…

Delo.autor

HAZARD I MBYLL GOJËN KRITIKËVE/ Shihni trupin që ka bërë tani

F.autor

Leave a Comment