Futboll La Liga Sport

SUAREZ U LARGUA PAS 6 VITESH NGA “CAMP NOU”/ Bartomeu: Do doja të vendoja një bust për të, Barcelona do jetë gjithmonë…

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se klubi duhet të vendosë një bust për Luis Suarezin. Uruguajani u largua në lot pas 6 vitesh tek katalanasit dhe do kalojë tek Atletiko Madrid.

“Do të doja të vendosja një bust kur tifozët të rikthehen në stadium, kështu që të gjithë ti japin lamtumirën. Dua të them se sa shumë na ka dhënë Suarezi neve, në aspektin e karakterit, shpirtit luftarak dhe mentalitetit për të fituar. Në emër të tifozëve të Barcelonës dua të falenderoj Suarezin për 6 vitet në klub.

Kanë qenë momente të paharrueshme, dhe shpresoj të jesh i lumtur si në jetën personale edhe në atë profesionale. Barcelona do jetë gjithmonë shtëpia jote”.

Related posts

U DËMTUA NDAJ LIHTENSHTEINIT/ Gjermania merr lajmin e keq, largohet nga grumbullimi mbrojtësi…

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/3 gola me kokë, Partizani mposht me përmbysje Skënderbeun në dëborë

Delo.autor

ISHIN NË HELIKOPTERIN E KOBE BRYANT/ Kush është familja që u shua dhe askush nuk po flet për të (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment