Futboll Sport

“SHPËRTHEN” NË AKUZA NDAJ UEFA-S/ Agjenti Raiola: Janë të pavlerë, skandalet janë pjesë e ADN-së së tyre

I cilësuar si një ndër agjentët më të mirë në tregun futbollistik, Mino Raiola, në një intervistë për “The Athletic”, ka shpërthyer në akuza ndaj FIFA-s duke e cilësuar si institucion të pavlerë.

Agjenti 53 vjeçar,  i cili është mbulon disa prej lojtarëve me të mirë në treg si, Ibrahimoviç, Pol Pogba, Erling Haland, foli me tone të ashpra duke u shprehur se dëshira e tij është që institucioni i FIFA-s të mos ekzistojë.

“Ëndrra ime është që FIFA të mos ekzistojë më. Dua të shoh një futboll tjetër, më të ndershëm. Ka skandale çdo vit, nuk mund të jetë rastësi, skandalet sikur janë pjesë e ADN-së së FIFA-s. Është një institucion të cilit ne i japim pushtet pa ndonjë arsye, unë nuk i kuptoj federatat pse e mbështesin.

Nuk na duhen, nuk do t’i pranoj kurrë si shefat e mi. Unë do të luftoj për të fuqizuar lojtarët, atë fuqi që FIFA dëshiron t’ua marrë atyre. Unë mendoj se modeli amerikan do t’i tregojë të gjithëve se FIFA është një rrjet i vjetër i pushtetit, pa një vend në shoqërinë moderne.

Related posts

BORXHI NDAJ LILAJT/ Ja plani i korçarëve

Isa.Autor

ASKUSH NË EUROPË SI “VETERANI” I JUVENTUS/ Buffon: Isha i surprizuar që Inter nuk e kishte marrë më parë kreun, janë…

Delo.autor

MILAN-ATALANTA/ Romero dhuron spektakël në “San Siro” dhe zhbllokon sfidën ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment