Bundesliga Futboll Sport

SURPRIZOHEN MBRETËRIT E EUROPËS/ Hoffenheim mposht me “POKER” Bayern

Hoffenheim ka surprizuar Bajern Mynihun, pasi e ka mundur 4-1. Një rezultat shokuese ky për bavarezët, pasi vinin nga një formë shumë e mirë ku së fundmi fituan edhe SuperKupën e Evropës kundër Seviljes.

hofenheim

Vendasit shënuan me Biçakriç në minutën e 16-të dhe Dabur në të 26-ën. Kimish ngushtoi për Bajernin në minutën e 36-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë edhe pse trajneri Flik bëri ndryshime duke futur Levandovskin, Goretzkën dhe Komanin nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.

Madje bavarezët u ndëshkuan sërish nga Hofenhajm me anë të Kramariç, që shënoi në minutën e 77-të. Në fundin e takimit, vendasit fituan edhe një penallti të cilën Kramariç e shndërroi në gol dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Hofenhajm 4-1 Bajern Mynih.

Related posts

BEFASI NË MERKATO/ Napoli mendon të zëvendësojë Insigne me futbollistin shqiptar…

Delo.autor

Moratti mund të rikthehet tek ‘dashuria’ e tij e vjetër, gati të blejë aksionet e Thohir tek Inter

Q.Autor

MISION I DËSHTUAR PËR SALAH/ Eliminimi i Liverpool nga Champions është humbje e dyfishtë për egjiptianin

Delo.autor

Leave a Comment