Futboll La Liga Sport

SURPRIZON ME FORMACIONIN/ Veteranë apo të rinj, Trajneri Zidane para dilemës së madhe

Zinedin Zidan ka surprizuar gjithmonë me formacionet titullare dhe me siguri do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen. Kjo do të thotë se ai nuk ka një 11- she fikse. Francezi do të vazhdojë të bëjë rrotacione për të mbajtur të karikuar futbollistët e tij në të gjithë sezonin.

Në këto ditë të para të përgatitjeve, trajneri i Realit po kupton se pavarësisht faktit që nuk do të ketë merkato, ka një grup lojtarësh shumë të pasur dhe më të mirë sesa vitin e kaluar. Për arsyen se veteranët kanë vazhduar të mbajnë formën e tyre dhe të tregojnë se janë “kockë” e vjetër, por edhe për faktin se të rinjtë kanë ardhur në një moment të mirë fizik dhe mund ta ndihmojnë trajnerin që të bëjë gjëra të ndryshme nga ato që ka bërë deri tani.

ALTERNATIVA – Reali i Zidanit, i cili fitoi tre Champions radhazi, është karakterizuar nga loja e Modriçit dhe Krosit. Filozofia e lojës, me shumë variante taktike, ka qenë gjithmonë e njëjta. Tani ka material që mund të bëjë futboll më shumë agresiv dhe më direkt. Gjithçka vjen nga freskia që kanë lojtarët e rinj. Martin Odegard është një shembull. Norvegjezi i ka surprizuar të gjithë për forcën e tij dhe për kualitetin që ka.

Reali me te rinj

Kush e ka parë çdo ditë duke u stërvitur në “Valdebebas” siguron që është një futbollist i jashtëzakonshëm që pavarësisht dëshirës për të luajtur afër sulmit, sakrifikohet dhe lufton për të rrëmbyer topin. “Vertikalizime, forcë, talent, pasim, goditje. I ka të gjitha”, thonë brenda Realit. Bashkë me Odegardin është edhe Valverde. Uruguaiani është një tjetër tip lojtari i fortë dhe i rëndësishëm.

E njëjta gjë vlen për Viniciusin dhe Rodrigon, të cilët kanë nisur të punojnë në mënyrë personale për të qenë lojtarë totalë për Realin. U transferuan në Madrid më shumë si lojtarë të bukur dhe teknikë, por tani kanë punuar shumë në aspektin fizik. Me këta futbollistë, por edhe me Mendinë në krahun e majtë, Zidan ka në dispozicion një formacion më fizik, më të ri dhe më vertikal. Është një skuadër më afër futbollit modern, i cili po “mbretëron” sot në Europë, me presion lart dhe me shpejtësi. Një lloj formacioni do të jetë: Kurtua, Karvahal, Varan, Ramos, Mendi, Kasemiro, Valverde, Odegard, Rodrigo, Vinicius dhe Benzema.

Reali me veterane

DILEMAT – Por, këtu fillon dilema për trajnerin, i cili nuk mund të heqë dot dorë menjëherë nga stili me të cilin u bë legjendë si trajner. Treshja e mrekullive Kasemiro-Kros-Modriç që pushtoi Europën vazhdon të jetë e preferuar dhe për ta nisur sërish sezonin si titullare, sepse Zidan beson më shumë tek ata sesa te lojtarët e tjerë. Kros dhe Modriç nuk ofrojnë shpejtësinë dhe formën fizike të Valverdes dhe Odegardit, por sjellin teknikë dhe qarkullim topi më të mirë.

Në një version më me eksperiencë, formacioni do të ishte: Kurtua, Karvahal, Varan, Ramos, Marselo, Kasemiro, Kros, Modriç, Isko, Hazard, Benzema. Një ekip që jep garanci dhe sigurisht që do të fitonte shumë ndeshje. Megjithatë, duket se nuk e ka stofin për të triumfuar në Europë. Kjo do të thotë se Zinedin Zidan do të vazhdojë t’i përziejë kartat siç ka bërë deri tani. Do t’u besojë të vjetërve dhe të rinjve për të fituar si në Spanjë, ashtu edhe në Europë.

Related posts

Formacionet zyrtare, Itali – Holandë

Sadik.Autor

“S’MUND TË FLAS PËR FAVORITË..”/ Enrike: Spanja në provim, tani nuk na falen gabimet

Delo.autor

Njihuni me ish të dashurën seksi që futbollisti i njohur e tradhtonte

Isa.Autor

Leave a Comment