Futboll Sport

TELENOVELA “PLESHTI”/ “Shkundet” Messi dhe babai i tij, ja dy hapat e rëndësishëm

Dy zhvillime të rëndësishme priten sot nga Lionel Messi. E ardhmja e tij vazhdon të jetë enigmë. Kapiteni ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Barcelona, ​por klubi katalanas as e çon nëpër mend këtë gjë, duke i kujtuar klauzolën 700 milionë euro. ​Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, vazhdon të këshillohet sa më shumë të jetë e mundur për të ditur në detaje se si është “tabela e shahut” në këtë rast.

Ai mbërriti në Barcelonë këtë të mërkurë për t’u takuar me presidentin Josep Maria Bartomeu. Gjithashtu, këtë të premte shkoi në zyrat e tij, që ndodhen në kryeqytetin katalanas, për t’u takuar me avokatët që po merren me çështjen e Leos. Kamerat e “El Chiringuito” kapën momentin e ardhjes së babait të argjentinasit, i cili vendosi të mos e hapte gojën as për pyetjet e gazetarëve.

Në ditët në vijim, Messi do të duhet të vendosë nëse do të shkojë përpara me idenë e tij për t’u larguar nga Barça, pavarësisht nga fakti se kjo mund të hapë një betejë ligjore, ose do të vazhdojë ta veshë fanellën blaugrana për të paktën edhe një sezon më shumë. Në ditët në vijim, Jorge Messi dhe Josep Maria Bartomeu do të takohen përsëri për të azhurnuar situatën.

Ndërkohë, “Mundo Depirtivo” shkruan se Messi do t’i përgjigjet La Liga-s sot. Pas humbjes 8-2 kundër Bayernit, “burofax” i mbërritur në klub, ku shprehte dëshirën për t’u larguar nga Barcelona ishte shenja e vetme e superstarit. K​kapiteni i ekipit katalanase planifikon të lëshojë një deklaratë sot. Nuk pritet që të njoftojë vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e tij, por do t’i përgjigjet deklaratës së bërë nga La Liga. Kjo e fundit mori anë në favor të Barcelonës për rastin “Messi”.

Të dielën e kaluar, La Liga konfirmoi se kontrata midis argjentinasit dhe Barçës ishte ende në fuqi: “Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një klauzolë përfundimi të zbatueshme, në rast se Lionel Andrés Messi vendos të kërkojë ndërprerjen e hershme dhe të njëanshme të saj, në përputhje me nenin 16 të Dekretit Mbretëror 1006/1985, të 26 qershorit, me të cilin rregullohet marrëdhënia e veçantë e punës së sportistëve profesionistë”. Për më tepër, La Liga këmbënguli dhe theksoi se nuk do të lëshonte leje-kalim për Messin pa paguar më parë klauzolën 700 milionë euroshe.

Related posts

GAFA E GJIGANTËVE ITALIANË/ Ja si Juventus dhe Interi e refuzuan djaloshin Haaland

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic: Të gjithë bashkë mund tia dalim! Të mobilizohemi të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Tottenham ka gati zëvendësuesin e Harry Kane, synohet golashënuesi i Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment