Futboll Seria A Sport

“AUTOFINANCONI MERKATON”! Suning mbyll “rubinetin” tek Inter! Conte kënaqet me Darmian…

Matteo Darmian drejt Interit. Sipas Gazzetta dello Sport, gjithçka është vendosur tashmë: një marrëveshje prej 5 milionësh që do të përfundojë sapo Inter të ketë kryer një shitje ose largim!

Një tjetër mbërritje me kosto të ulët pas atyre pothuajse zyrtare të Kolarov dhe Vidal.

“Për shkak të 65 milion eurove shpenzime për Hakimi dhe Sensi, Suning kërkoi nga drejtuesit që të vetë-financojnë investimet e radhës, sepse Covid – dhe kriza ekonomike – ka prekur të gjithë dhe nevojën për ta mbajtur buxhetin gjithmonë në ekuilibër – raporton Gazzetta – Operacioni Kolarov ishte i përsosur (1.5 milion me bonus për Romën), intuita mund të jetë Darmian, i cili ka një përvojë ndërkombëtare sidomos në vitet te Manchester United dhe në 36 ndeshjet me Italinë, përfshirë tre paraqitje në Kupën e Botës dhe katër në Kampionatin Evropian.

“Me përvojën e duhur (320 ndeshje midis profesionistëve në klube, 7 në Champions League dhe 22 në Europa League) dhe një peshë specifike mjaft të lehtë mbi buxhetin”, nënvizon Gazzetta “është një afrim ideal”.

Related posts

Coppa Italia/ Gattuso publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Veronas

Q.Autor

REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Sulmuesi i Napolit “tërbon” drejtuesit. Ja festa sekrete për ditëlindje (VIDEO)

Delo.autor

Arsenal sulm frontal pë trajnerin italian por ka një problem…

Sadik.Autor

Leave a Comment