Bundesliga Futboll Sport

“TËRMETI” 8 BALLË NDAJ SCHALKES/ Habit trajneri i Bayern: Duhej të shënonim edhe 3 apo 4 gola të tjerë

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, tha se triumfi i thellë 8-0 ndaj Schalke në ditën e hapjes së Bundesligës, duhet të shërbejë si pikë referimi për pjesën tjetër të sezonit. Kampionët në fuqi të Gjermanisë ishin në formë mbresëlënëse, ndërsa Flick mjaft i kënaqur që skuadra e tij vendosi një “gur themeli” të tillë për sezonin 2020-2021. Madje, ai beson se të tijtë duhej të kishin shënuar më shumë në pjesën e parë:

Ne luajtëm ndeshjen e parë të kampionatit, por duhet t’i marrim gjërat ngadalë. Kemi luajtur shkëlqyeshëm, por duhej të kishim shënuar edhe dy, tre, mbase edhe katër gola në pjesën e parë. E rëndësishme është se treguam që jemi në rrugën e duhur edhe këtë sezon. Unë jam shumë i kënaqur me performance e skuadrës. Ky start është tani pikë referimi si për Gnabry dhe Sane, ashtu edhe për të gjithë skuadrën”.”

Related posts

Anglia SHKATËRRON SPANJËN/ Sterling shënon sërish (VIDEO)

Isa.Autor

LËNDIMI I RËNDË/ Abrashi tregon dramën e dëmtimit: Kishte ditë që thoja tani do…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Suning prezanton Inter-Napoli me hijen e “Pleshtit” tek katedralja e Duomos! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment