Formula 1 Sport Të tjera

“DËMI I PAKTHYESHËM”/ Neurologu zbulon çfarë po ndodh me legjendën e Formula 1: Në gjendje vegjetative

Legjenda e “Formula 1” pësoi një dëmtim traumatik të trurit shtatë vite më parë, pasi e përplasi kokën në disa shkëmbinj, ndërsa po bënte ski në alpet franceze më 2013. Michael Schumacher, i cili mbushi 50 vjeç më 3 janar 2019, nuk është parë në publik që nga aksidenti dhe thuhet se po merrte kujdes mjekësor, që kushton 115.000 £ në javë, në një strukturë mjekësore të adaptuar në shtëpinë e tij, buzë Liqenit të Gjenevës. Kostot e përgjithshme të trajtimit tani mendohet t’i kenë tejkaluar 20 milionë £.

Megjithatë, nuk ka pothuajse asgjë të njohur për gjendjen e tij aktuale shëndetësore. Specialisti i neurologjisë, me bazë në Cyrih, profesor Erich Riederer, kohët e fundit ka zbuluar mendimet e tij rreth legjendës gjermane. Ai tha, sipas “Grand Prix.news”: Personalisht mendoj se ai është në një gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar, por nuk përgjigjet. Michael po merr frymë, zemra i rreh, ndoshta mund të bëjë hapa prej fëmije të vockël, me ndihmën e të tjerëve, por jo më shumë. Ky është maksimumi për të. A ka ndonjë shans për ta parë atë siç ishte para aksidentit? Unë me të vërtetë nuk mendoj kështu”.

Pavarësisht nga kjo pikëpamje mjaft e zymtë, një nga miqtë më të mirë të Schumacher, Jean Todt, i cili mbikëqyri pesë nga shtatë fitoret e gjermanit në “Formula 1” me “Ferrari”, shkoi ta vizitonte kohët e fundit dhe tha: “Ai po lufton. Zoti im, ne e dimë që bëri një aksident të tmerrshëm dhe fatkeq në skijim, i cili i ka shkaktuar shumë probleme. Por, ai ka një grua të mrekullueshme pranë, ka fëmijët, infermierët e tij, ndaj vetëm mund t’i urojmë më të mirën. Gjithashtu, i urojmë familjes më të mirën”.

Në të vërtetë, u raportua se Schumacher ende kënaqet duke parë garat e F1 dhe djalit të tij, Mick Schumacher, tani 21 vjeç. Ky i fundit po ndjek gjurmët e babait të tij, nën mbikëqyrjen e ish-shefit të “Ferrari”, Ross Brawn.

Related posts

ATLETI RUS QË GARON ME FANELLËN KUQ E ZI/ I sjell medaljen e parë të artë Shqipërisë

Delo.autor

NUK E DINIM/ Moderatorja SEKSI zbulon skuadrën e zemrës në Shqipëri: Ekipi më i mirë…(FOTO)

Isa.Autor

NUK RINOVON ENDE KONTRATËN ME “LOS BLANCOS”/ Sergio Ramos i zhgënjyer nga Real Madrid, kapiteni drejt largimit

Delo.autor

Leave a Comment