Futboll Seria A Sport

TREGON SE ÇFARË I THA CR7/ Zbërthehet Morata: Më tha se është i lumtur që…

Alvaro Morata e konsideron rikthimin te Juventusi si shansin e tij të jetës. Ai rikthehet të punojë me Andrea Pirlon, por ndryshe nga koha kur merrte asiste prej tij, tani e ka si trajner. Synimi i madh është fitimi i Champions League dhe trajneri i ri do të provojë mrekullinë.

“Të kthehem si një lojtar e më shumë eksperiencë dhe si një person më i pjekur është fantastike. Është shansi i jetës. Të shohësh Pirlon si trajner është fantastike. E shihja si të tillë sepse ishte i destinacuar për t’u bërë trajner. Juvja ka nevojë për të dhe unë jam i lumtur që do të punoj me të.

“Jam i kënaqur me stërvitjet dhe punën me të. Jam i sigurt që do të bëjmë mirë. Jam gati të luajë dhe dua të hsënoj 35 gola. Do të luajë kudo që më kërkon trajneri. Ronaldo? E njoh shumë mirë, si lojtar dhe njeri. Kam patur marrëdhënie të mira me të. Më tha se është i lumtur që iu bashkova. Champions League është shumë e rëndësishme do ta arrijmë herët apo vonë”, – tha ai.

Related posts

PREMTIMI i HYSAJT/ RONALDO më stimulon, nuk i SHËNON dot Napolit

Isa.Autor

KY MERITON BURGUN/ Ndërhyrje horror, sikur futbolli të ishte front lufte (PAMJE TË RËNDA)

Delo.autor

Barcelona 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë, Neymar ‘ëngjëll dhe djall’ (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment