Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË NË DEBUTIMIN SEZONAL/ Super Kulusevki dhe Ronaldo, Juventus i Pirlos e nis me spektakël

Juventusi fiton në debutimin sezonal! Përballja ndaj Sampdorias shfaqi një ekip që ende rishfaqet si kandidat për titullin e dhjetë radhazi. Natyrisht, mbrëmja nis nga goli i fundit, ai kur CR7 ka vënë vulën!

Më në fund… Cristiano Ronaldo! Pikërisht kështu. E kërkoi dhe e gjeti, duke mos u dorëzuar. Ylli portugez ka shënuar ndaj Sampdorias golin e tretë të ndeshjes, teksa tranversa dhe dy herë portieri i thanë “jo”, por edhe disa momente të tjera kur nuk i tregua i saktë.

Këtë herë, e djathta nga distanca ishte perfekte, me topin në këndin e portës ku portieri Audiero nuk mund të arrinte. Për Andrea Pirlon është një sukses i parë në debutim me Juventusin.

Dy golat e tjerë erdhën nga talenti i ri Dejan Kulusevski dhe në pjesën e dytë nga Leonardo Bonuçi në një rrëmujë në zonë.

Juventusi merr 3 pikët e para dhe kaq mjafton ndaj Sampdorias. Ndeshje e dominuar nga ekipi bardhezi. Debutoi edhe amerikani Mckennie.

Related posts

Klubi i superiores largon trajnerin/ “Timonieri” shkodran ikën pas mbledhjes me drejtuesit

Sadik.Autor

Ja si Calciopoli i dha fund Kohës së Artë të Serie A

Sadik.Autor

Man united-Tottenham/ Formacionet: “Djajtë” duan maksimumin, Pochetino për hakmarrje

Isa.Autor

Leave a Comment