Futboll Kategoria Superiore Sport

U STËRVIT ME SKËNDERBEUN/ Ish-lojtari i Bylisit zbarkon te Kastrioti

Silvestër Shkalla “zbarkon” te Kastrioti. “Panorama Sport” zbulon se qendërmbrojtësi i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe pritet që të jetë afrimi i radhës në organikën e drejtuar prej Ramazan Ndreut. Edhe pse ende nuk ka firmosur, shanset që palët të lidhin një marrëveshje janë të mëdha. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, krutanët do të merrnin një lojtar me shumë eksperiencë për defensivën.
118775744_1310593972614364_4068869704519267976_n
U bënë vite që ai luan në Kategorinë Superiore dhe është pikërisht ky kriteri që ka kërkuar prej kohësh edhe vetë trajnerit. Është 25 vjeç, e megjithatë për 5 sezone ka luajtur me Teutën, ndërsa kampionatin e fundit e mbylli te Bylisi (ku ka luajtur 16 ndeshje të plota).
118800716_3387316054662402_583412968091677717_n
Para se t’i bashkohej Kastriotit, Shkalla ishte te Skënderbeu. U stërvit për ditë të tëra, por në fund vendosi që largohej. Pa akord dhe pa firmë, e pa të udhës që të gjente një tjetër zgjidhje për të ardhmen. Lëvizjet e krutanëve kanë qenë të shumta në merkato, e megjithatë në vijim priten të tjera zyrtarizime të rëndësishme. Lajme të mira kanë marrë edhe nga infermieria. Disa lojtarë i janë rikthyer stërvitjes dje, duke i dhënë qetësi edhe stafit teknik. Bojom, Çela dhe Bardhi kanë zhvilluar normalisht seancën, duke konfirmuar se janë rikuperuar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Bashën, Moraes dhe Mehmetin, që nuk janë në 100%- shin e tyre.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Publikohet axhenda, ja kur dhe ku do të zhvillohen përballjet e turit të dytë…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri U21- Spanjë U21: “Thyhet muri” i kuqezinjëve, iberikët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

BAYERN I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Coman, Lewandowski ndëshkon Stuttgart (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment