Basketball Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Nxorri akuzat për përdhunim ndaj legjendës së NBA, pezullohet gazetarja (FOTO)

Lajmi më i përfolur në kohët e fundit është ai i Kobi Brajant, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një aksidenti me helikopter, në të cilin ndodhej edhe vajza e tij 13-vjeçare së bashku me 7 persona të tjerë në bord.
Megjithatë pavarësisht mesazheve të lamtumirës për legjendën e basketbollit, ka pasur edhe nga ata që kanë tentuar të nxjerrin një anë të keqe të jetës së tij. Gazetarja e “The Washington Post”, Felisia Sonmez është shkarkuar nga puna, për shkak se ka nxjerrë një lajm në lidhje me Brajant, ku tregon disa akuza për përdhunim nga legjenda që ndërroi jetë ditën e djeshme.
Ajo nëpërmjet “Twitter”, ka treguar për rastin e një përdhunimi nga Brajant në vitin 2003, dhe pikërisht këtë lajm e ka nxjerrë pikërisht pak minuta pasi ai ndërroi jetë.83532236_1319577681570767_6730455250253119488_n
Menjëherë pas kësaj, Sonmez është pezulluar nga puna e saj, teksa ka marrë edhe kërcënime të shumta. Për sa i përket rastit të përmendur, Brajant e ka pranuar se ka kryer një marrëdhënie me një vajzë 19-vjeçare, por nuk pranoi se e kishte përdhunuar atë.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Champions Real Madrid-Brugge

Delo.autor

Akuza për riciklimin e parave të mafias, Gatuzo ngre supet

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH? Anëtari i familjes që ka në pronësi PSG-në poston foto të Messit e Ronaldos me fanellën e klubit francez

F.autor

Leave a Comment