Futboll Shqipëri Sport

U TRANSFERUA TEK VITESE/ Sulmuesi Broja debuton me fitore në kampionatin holandez

Pas debutimin në Kombëtare, sulmuesi i talentuar Armando Broja, ka debutuar ditën e sotme edhe në elitën e futbollit holandez.

19-vjeçari, i cili iu bashkua së fundmi Viteses në formë huazimi nga Çelsi, u hodh nga stoli në minutën e 85-të, në përballje ndaj Valvijk, ku skuadra e shqiptarit triumfoi me rezultatin 0-1, falë golit të Darfalu, në fundin e pjesës së parë.

Broja zuri vendin e mesfushorit Bruns. Shqiptari shpreson që në përballjet e ardhshme të startojë si titullar dhe pse jo të gjejë rrugën e rrjetës duke ndihmuar skuadrën e Viteses, që ditën e sotme siguroi 3 pikë të arta në transfertë.  Sfidën e radhës ata do ta luajnë në shtëpi ndaj Sparta Roterdam.

Related posts

Rrëfehet TOTTI: IBRËN e doja të vinte te ROMA, por suedezi nuk erdhi sepse…

Isa.Autor

“SPECIAL ONE” KAPET ME GAZETARËT/ Mourinho: Më lodhët, pse s’pyesni Guardiolan, Klopp apo Lampard?

Delo.autor

FLASH MERKATO/ Shkëmbim regjisorësh, Jorginho në pritje të Barçës, sakrifikohet De Jong. Harry Kane “ngrin” Tottenham

F.autor

Leave a Comment