Futboll Ligue 1 Sport

“VENDOSA TË MOS LARGOHEM NGA…”/ Talenti francez tregon pse refuzoi ofertën e Real Madrid

Eduardo Camavinga është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit francez, edhe pse vetëm 17 vjeç.

Roli i tij në mesfushën e Rennes është parësor dhe sivjet do të provohet edhe në Champions League, përveç se debutoi me Francën e Deschamps përpara pak kohësh.

Real Madrid u interesua përpara pak kohësh, por djaloshi i talentuar preferoi të vazhdonte procesin e rritjes te Rennes, një vendim për të cilin flet në një prononcim për Téléfoo.

“Është kënaqësi kur një klub i madh interesohet për ty, por nuk rrëmbehem nga zërat e merkatos. Vendosa të mos largohem nga Rennes, e mora këtë vendim bashkë me familjen time dhe jemi të lumtur që vendosëm të qëndronim.

Duhet të përqendrohem vetëm te futbolli dhe të mos mendoj shumë për çfarë ndodh jashtë fushës. Jeta ime është shumë e bukur në këtë periudhë, po e shijoj në maksimum“, deklaron Eduardo Camavinga.

Related posts

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ GJIMSHITI mbetet në Serie A, e kërkojnë dy SUPER klube

Isa.Autor

VETËM 6 MINUTA LOJË/ Portieri i Liverpoolit pëson gol nga këndorja (VIDEO)

Delo.autor

PLAS SHERRI/ Martinez godet portierin e Fiorentinas, “Demi” mbyll vitin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment