Futboll La Liga Sport

ZIDANE MERR VENDIMIN/ Mesfushori i Real Madrid përfundon në Angli, ja emri

Dani Ceballos u rikthye në stërvitje me Real Madridin, por aventura e tij me skuadrën e “Los Blancos” nuk do të jetë e gjatë. Ai mbetet me valixhe në duar dhe pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” sërish.

Spanjolli do të ribashkohet me ekipin e Arsenalit sipas asaj që shkruan The Guardian. 24-vjeçari ishte i huazuar sezonin e kaluar tek ekipi anglez dhe ka lënë përshtypje të mira te trajneri Mikel Arteta. Ai u ka kërkuar drejtuesve që ta rikthejnë.

Marrëveshja mes palëve duket se do të arrihet dhe futbollisti do të huazohet dhe për një sezon tjetër. Trajneri Zidane dhe mesfushori nuk kanë marrëdhënie të mira, pasi kanë pasur përplasje në sezonet e kaluar.

Related posts

ZBARKIMI I GRIEZMANN TEK BARCELOONA/ Presidenti i La Ligas hedh “bombën”:Mund të bllokohet…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Benzema: Goli ndaj Liverpool nuk ishte fat

Sadik.Autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Ylli i thotë lamtumirë Serisë A dhe kthehet në shtëpi, pritje e çmendur nga tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment