Futboll Sport

ZYRTARE/ Bllokimi i merkatos i “dogji” transferimit te Partizani, Gledi Mici prezantohet te klubi i ri

Tashmë është zyrtare. Gledi Mici do të jetë pjesë e Prishtinës në sezonin e ri futbollistik. Mbrojtësi i majtë, zgjodhi kryeqytetasit e Kosovës, pas vendimit negativ të KAS-it në lidhje me zhbllokimin e merkatos së Partizanit.

Kujtojmë që si Mici ashtu edhe Lilaj, kishin arritur akord paraprak me “Demat e Kuq”, për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, ndaj të 2 futbollistët ndryshuan destinacion, për t’u bërë pjesë e bardhebluve. Ka qenë klubi i Prishtinës, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka zyrtarizuar afrimin e Micit duke shkruar:

Gledi Mici, nga Shkëndija në Prishtinë

Mbrojtësi i majtë blindon krahun

Prishtinë, 10 shtator 2020 – Ish-futbollisti i Kamzës (2009-2012), Flamurtarit të Vlorës (2012-2014), Kukësit (2015/16), Skënderbeut (2016-2018) dhe së fundi Shkëndijës nga Tetova (2018-2020), i bashkëngjitet fanellës bardhekaltër nga Prishtina.

Mici, 29 vjeç, i lindur më 06.02.1991 në Tiranë, ka qenë ish-reprezentues i kategorive U17 dhe U21 të Shqipërisë dhe me gjithë ofertat e shumta anekënd Kosovës dhe Shqipërisë, ai vendosi për klubin e Prishtinës.

“Është e vërtet s’e kam pasur oferta, por isha o fokusuar diku në Turqi apo Greqi. Gjithsesi tani gjithçka ka përfunduar dhe jam pjesë e Prishtinës duke pasur tërë fokusin në suksesin në ambientin e ri”.

“Aq sa di, Prishtina është vetë futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjelli suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin”.

“Në Prishtinë kam gjetur bashkëlojtarët e dikurshëm në Skënderbe, Abazin, Lilajn dhe patjetër që do të ndihem dhe komod si në shtëpinë time në krah të tyre e që veçmas i çmoj për djem të mirë fantastik, përveç si futbollistë cilësorë”.

Related posts

YLLI BELG NUK STËRVITET QË NGA 29 SHTATORI/ Tani Eden Hazard është një mister tek Reali

Delo.autor

Guardiola “ngrin” të ardhmen: Do të mendohem gjatë për rinovimin

Sadik.Autor

PAMJET E FUNDIT/ Cristiano Ronaldo mbërrin në Arabi, shihni çfarë bëjnë njerëzit

F.autor

Leave a Comment