Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Përforcime nga Italia, klubi i Kategorisë Superiore blindon portën

Kastrioti ka goditur në merkato, duke blinduar portën. Bëhet fjalë për ish-portierin e Tiranës, Alesio Abibi. 23-vjeçari ka firmosur ditën e sotme një kontratë 1-vjeçare, duke u rikthyer kështu në Kategorinë Superiore, pas eksperiencës në Serinë C me Avelinon dhe Kavesen.

Alesio Abibi

Lajmi për firmosjen e Abibit është bërë zyrtarë nga vetë klubi krutan nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KASTRIOTIT:

Alesio Abibi është afrimi më i ri i Kastriotit

Portieri 23 vjeçar, ka firmosur ditën e sotme një kontratë që e bën pjesë të Kastriotit për sezonin në vazhdim. Abibi ka luajtur edhe më parë në superiore, pasi ka qenë pjesë e Tiranës, ndërsa sezonin e fundit u aktivizua me Avelinon në Seria C në Itali.

Abibi

Related posts

NGA BRITMAT TEK DËNIMET/ Ja si trajneri Ilir Daja e zgjoi Skënderbeun

Delo.autor

TEUTA “MACJA E ZEZË” E TIRANËS/ “Djemtë e Detit” i falen golit të Lorenco Vilës dhe mposhtin kampionët

Delo.autor

11 VITE PRITJE! Milani shpallet KAMPIONE e Italisë, zbret nga froni Interin

F.autor

Leave a Comment