Futboll Sport

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Inter emërohet “timonieri” i ri i Holandës, ja kur do të debutojë

Tekniku Ronald Kuman, braktisi punën si trajner i kombëtares së Holandës për të marrë drejtimin e Barcelonës. “Tulipanët”, nga ana tjetër nuk kanë humbur kohë dhe e kanë zëvendësuar atë me ish-trajnerin e Interit, Frank De Bur.

Marrëveshja midis federatës dhe trajnerit është arritur dhe ai do të jetë trajner i “portokallinjve” në Europianin e vitit të ardhshëm. Ndeshja e parë e De Bor me Holandën do të jetë më 14 tetor kundër Italisë.

“Frank De Boer është emëruar trajneri i Holandës. 50-vjeçari do të jetë në drejtim të kombëtares për dy vitet e ardhshme, deri në vjeshtën e vitit 2022, që përkon me fundin e Botërorir Katar 2022.

De Boer fillon punë menjëherë dhe do të ulet në pankinë në sfidën e radhës ndaj Meksikës, si dhe për dy duelet e Nations League ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Italisë“, lexohet në komunikatën zyrtare të Federatës.

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi Sanabria firmos me Torinon, por ja çfarë i ndodh gjatë vizitave mjekësore…

Delo.autor

SHQIPTAR ME ZEMËR/ Lë ekipin e tij me 10 lojtarë, Uzuni SHPËRTHEN NË LOT (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment