Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Semedo tek Wolves. Portugezi i shtati mbrojtës krahu më i shtrenjtë në Premier

Nelson Semedo është zyrtarisht një lojtar i Wolves. Mbrojtësi i djathtë portugez ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me klubin Premier League për një tarifë fillestare prej 27 milion paund, e cila mund të rritet në 37 milion paund me shtimin e disa variablave (bonuseve).

Një transferim që i ndan tifozët e Premier League. Nga njëra anë, Wolves kanë fituar një emër të profilit të lartë për të zëvendësuar Matt Doherty dhe Semedo është ende vetëm 26-vjeç.

Image

Por ata gjithashtu kanë nënshkruar një lojtar që luajti një sezon mjaft të dobët te Barcelona në 2019/20, që u mbyll me humbjen e Blaugrana 8-2 ndaj Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Semedo është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe pa dyshim që do të ndihet shumë më komod duke operuar si mbrojtës i krahut të djathtë.

Në kulmin e sezonit 2020/21, pagesa fillestare prej 27 milion paund që Wolves i kanë paguar Barcelonës mund të duket si një “ujdi”

Image

Disa vjet më parë, një tarifë prej 27 milion paund për një mbrojtës u konsiderua si zhvatëse, veçanërisht kur përdoret për të nënshkruar një lojtar që është larg klasit botëror.

Por në ditët e sotme, pagesa e transferimit të Semedo e bën atë vetëm mbrojtësin e shtatë më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

  1. Joao Cancelo te Man City | 58,50 milion £
  2. Benjamin Mendy te Man City | 51.75 milion £
  3. Aaron Wan-Bissaka te Man Utd | 49,50 milion £
  4. Kyle Walker te Man City | 47,43 milion £
  5. Ben Chilwell te Chelsea | 45,18 milion £
  6. Luke Shaë te Man Utd | 31,50 milion £

= 7 Nelson Semedo te Wolves | 27.00 milion £

= 7 Sergio Reguilon te Tottenham | 27.00 milion £

= 7 Danilo te Man City | 27.00 milion £

  1. Kieran Tierney te Arsenali | 24,30 milion £

= 11 Davide Zappacosta te Chelsea | 22.50 milion £

= 11 Serge Aurier në Tottenham | 22.50 milion £

  1. Timothy Castagne te Leicester | 21,60 milion £
  2. Aleksandr Kolarov te Man City | 21,47 milion £
  3. Marcos Alonso te Chelsea | 20.70 milion £

Related posts

ZYRTARE/ 99,9% të aksioneve, fondi amerikan blen përfundimisht klubin e Serisë A

Delo.autor

Alarmohet Reali, Modric e Kroos mund të largohen gjatë verës

Sadik.Autor

Artan Hoxha: E pata thënë në 7 shkurt, Vllaznia bie nga kategoria pasi Don Duka fitoi zgjedhjet

Sadik.Autor

Leave a Comment