Futboll Premier League Sport

25-VJEÇARI NUK DËSHIRON TË QËNDROJË NË STOL/ Mourinho kthen sytë nga Interi, do mbrojtësin e lakmuar…

Tottenhami do të rikthejë interesin për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Sllovaku nuk po luan nën drejtimin e Antonio Contes dhe me shumë mundësi do të largohet në janar.

25-vjeçari nuk dëshiron që të qëndrojë në stol, prandaj do të mundohet që të gjejë një strehë të re. Interi nga krahu tjetër nuk e sheh si të pashitshëm, madje Conte nuk e do më në ekip për të ruajtur ekuilibrat.

Trajneri Jose Mourinho e dëshiron në skuadër, pasi e ka kërkuar dhe më herët. Ai nuk e arriti dot në verë, por duket se do të rizgjojë interesin për lojtarin në merkaton e janarit sërish.

Related posts

Formula 1/ Wolff nuk është i sigurt për të ardhmen dhe iu çon mesazh pilotëve

Sadik.Autor

SUKSESI I KOSOVËS NË “EURO 2020″/ Fenerbahçe elozhe yllit të ekipit: Urime Vedat Muriqi… (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona arrin marrëveshjen me Pogban, para dhe 2 lojtarë për Mourinjon

Isa.Autor

Leave a Comment